Panucci nuk i dërgon ftesë, Lenjani shprehet i habitur

0

Ermir Lenjani do të jetë një nga mungesat e mëdha të Shqipërisë në listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrës. Edhe pse po paraqitet shumë mirë me Sionin në këtë sezon, madje është duke zhvilluar një nga kampionatet e tij më të mira, anësori 29-vjeçar nuk do të jetë në listën që Christian Panucci do të shpallë të enjten e ardhshme.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë Lenjani i cili nuk ka marrë ftesë për 2 ndeshjet e rradhës të kombëtares kuqezi edhe pse mund të ishte një alternativë shumë e mirë si në krahët e sulmit ashtu edhe në ato të mbrojtjes duke parë problemet që po hasin kuqezinjtë në këto pozicione.

Me anë të një reagimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, Lenjani ka shkruar në “story”, se: “Çuditërisht nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars nga kombëtarja”-thotë në reagimin e tij mbrojtësi.Në fakt, nuk është hera e parë që Panucci vepron në këtë mënyrë, duke kujtuar këtu se ka pasur shumë raste të tjera që trajneri i kombëtares kë lënë jashtë grumbullimit futbollistë shumë cilësor.

Ky sezon është një nga më të mirët për mbrojtësin anësor të kombëtares, që më shumë se sa në pozicionin e tij natyral, ka luajtur si mesfushor i avancuar te Sion. Kështu Lenjani ka gjetur tre herë rrjetën në kampionat, ndërsa ka asistuar në total 7 gola, 4 prej tyre në kampionat dhe 3 në Kupën e Zvicrës.

Duke pasur parasysh faktin se kombëtarja do të ketë mungesa në krahët e sulmit, Lenjani mund të ishte një alternativë e mirë për trajnerin, por ja që Panucci ka vendosur të mos i dërgojë një ftesë. Arsyet pritet t`i zbulojë trajneri në ditët në vijim.

Ndërkohë, pas reagimit të parë, Lenjani ka bërë një tjetër reagim, duke postuar një tjetër stori ku ka disa pikëpyetje, që lë të kuptohet se kërkon sqarim për për mungesën e ftesës nga Panucci.

Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here