Pamje e rrallë: Titos ia zënë dorën me derë, ja reagimi i tij

0

Në rrjetet sociale është përhapur një video e rrallë, në të cilën shihet ish kryetari i Jugosllavisë, Josip Broz Tito teksa i ndodh një fatkeqësi e pazakontë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1976 në vizitën e tij te kryeministri i Suedisë, Olof Palme.

Në momentin kur Tito po dilte nga vetura, një anëtar i delegacionit të Jugosllavisë me veshje ushtrie,  nga pakujdesia ia zë dorën me derë, përcjellë Gazeta Metro.

E shefi vetëm e shikon, ndërsa ushtaraku reagon shpejt dhe e rihap derë e veturës.

Më pas se çfarë ndodhi ia kishte shpjeguar edhe kryeministrit suedez, ndërsa gishtat e dorës së majtë i ka të mbështjellë me fashë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here