Pajtohen Hamas dhe Fatah, kryeministri izraelit e quan lajm të keq për paqen këtë

0

Hamasi dhe Fatahu kanë nënshkruar marrëveshjen e pajtimit në Kajro, duke i dhënë fund ndarjes dhjetëvjeçare midis dy fraksioneve palestineze.

Marrëveshja është ndërmjetësuar nga Egjipti.

Palestinezët në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor janë qeverisur veçmas, që nga përleshjet vdekjeprurëse midis dy grupeve, në vitin 2007.

Fatahu, dikur gurthemel i kauzës kombëtare palestineze, ka humbur pushtetin në vitin 2006, kur Hamasi i ka fituar zgjedhjet në territoret e pushtuara, përcjell REL.

Tensionet midis dy rivalëve kanë shkaktuar përleshje të shumta të dhunshme në Rripin e Gazës.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e mirëpriti marrëveshjen e pajtimit dhe tha se ajo u jep fund ndarjeve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se bashkimi mes lëvizjeve rivale palestineze i arritur në Kajro vështirëson më shumë arritjen e paqes me Izraelin.

“Izraeli i kundërvihet çdo forme bashkimi në të cilën organizata terroriste e Hamasit nuk dorëzon armët dhe nuk ndërpret luftimin e saj për shkatërrimin i Izraelit”, reagoi Netanyahu në profilin e tij “Facebook”.

“Bashkimi mes Fatah dhe Hamasit nuk bën tjetër vetëm sa komplikon më shumë arritjen e paqes”, shtoi ai.

Autoriteti Palestinez do të marrë kontrollin e plotë të Rripit të Gazas, nga duart e Hamasit, deri më 1 dhjetor 2017, në favor të marrëveshjes së nënshkruar sot nga lëvizja islamike dhe rivali i saj Fatah, njoftoi qeveria egjiptiane, përcjell Atsh.

“Hamasi dhe Fatah i presidentit Mahmoud Abbas angazhohen të ndihmojnë qeverinë e unitetit (…) të ushtrojë përgjegjësitë e plota në menaxhimin e Rripit të Gazas, sikurse është rasti në Cisjordani”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të bërë në Kajro, që luan rolin e ndërmjetësit në përpjekiet për bashkim mes vëllezërve armiq palestinezë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here