Origjina e numrit zero, mbetet misteri më i madh matematikor

0

Kërkuesit nga Universiteti i Oksfordit analizuan dorëshkrimin e Bakhshalit, teksti matematikan më i vjetër dhe përcaktuan origjinën e simbolit.

Zeroja sot njihet si një formë ovale, pak e gjerë, ndërkohë që në realitet ka filluar si një pikë. Ky lloj simboli përdorej për të shënjuar pozicion.

Përfaqësonte fillimin e një sistemi numerik indian, tashmë jashtë përdorimit. Duke filluar që nga ai formoheshin numra më të mëdhenj. Për një farë kohe numri Zero u kthye në një obsesion të matematikanëve.
Kërkuesit konfirmuan se Bakhshali që ka qindra zero në faqet e tij daton nga shekulli i III ose I IV, çka do të thotë se zbulimi i këtij numri përshpejtohet me 500 vite. Sot ky numër përdoret në të gjithë botën dhe është elementi kyç në botën digjitale.
Krijimi i numrit zero si numër që evuloi duke u nisur nga simboli në dorëshkrim është një nga përparimet më të mëdha në historinë e matematikës, – shprehet Marcus du Sautoy, professor i Oksfordit. Teksti ruhet që nga viti 1881 dhe u gjet në një fushë i groposur aty, ku sot është Pakistani.
Pavarësisht antikitetit të tij datimi ishte i debatueshëm, por njihet në të gjithë botën si teksti matematikan më i vjetër në botë. Kërkimet e reja treguan se është më i hershëm akoma. Vështirësia në datim vjen nga materiali i faqeve, janë 70 faqe të tilla me fletë thupre, e cila është përdorur në të paktën tri periudha.
Tashmë e dimë se në shekullin e III matematikanët indianë hodhën farat e një ideje që më vonë do të kthehej në thelbësore për botën moderne. Zbulimet treguan se sa vibrues ishin matematikanët në nënkontinentin indian gjatë shekujve./bota.al

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here