Orangutangu “lufton” me ekskavatorin për ta mbrojtur “shtëpinë” e tij nga shkatërrimi

0

Çdo vit, si rezultat direkt i shpyllëzimit për vaj të palmave, rreth 6,000 orangutangë vriten.

Aktivistët nuk janë të vetmit që janë të shqetësuar nga ky fakt. Orangutangët dhe kafshët e tjera që po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre, janë gjithashtu të shqetësuar nga këto akte njerëzore.

Kjo u bë edhe më e dukshme kur një organizatë për mbrojtjen e kafshëve kapi momentin kur një orangutang provon të mbrojë shtëpinë e tij nga sharrëxhinjtë, transmeton Gazeta Express.

Siç raporton Independent, videoja ishte bërë më 2013 por u lëshua kohët e fundit. Videoja e shkurtër shfaq orangutangun e nervozuar duke ecur në drejtim të ekskavatorit, i cili po shkatërronte habitatin e tij në pyllin Sungai Putri, në Borneo, Indonezi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here