Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka insistuar duke thënë se ideja për një finale të Ligës së Kampionëve në qytetin e New York-ut momentalisht nuk është duke u diskutuar.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Mediapro, Jaume Roures, kishte thënë se ata janë në bisedime me UEFA-n për ta caktuar njërën nga finalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Express.

“Kjo ide momentalisht nuk është duke u diskutuar fare”, ka thënë Ceferino.

“UEFA nuk ka plane për ta mbajtur finalen e Ligës së Kampionëve jashtë Evropës”.

La Liga tashmë kanë arritur marrëveshje 15-vjeçare me kompaninë Relevant, për t’i zhvilluar disa nga ndeshjet e ligës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në Kanada. Ndeshja e parë e këtij sezoni që do të zhvillohet jashtë Spanjës, do të jetë ajo mes Gironas dhe Barcelonës, në Miami më 27 janar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here