Video-loja e popullarizuar FIFA19 do të jetë me risi të ndryshme, njëra ndër do të jetë mundësia për të luajtur një ndeshje të futbollit pa rregulla, transmeton Gazeta Express.

Në këtë mundësi do të jetë e mundshme që të jetë një ndeshje pa ndërprerje nga gjyqtari, pa pozita jashtë lojës, të cilën mezi po e presin adhuruesit e kësaj video-loje.

Tani kur të luani me kolegët  tuaj, i cili mund të shënojë gol në momentet e fundit, ju mund t’i ndërhyni pa brenga dhe nuk do të ndëshkoheni me karton të kuq nga gjyqtari.

Risi do të jetë edhe “Survival Mode” ku do të humbasësh një lojtarë sa herë që do të shënosh një gol.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here