Njësia Speciale e Policisë së Kosovës te rrethi në Prishtinë. Sonte vendoset flamuri i Kosovës

0

Debatet për vendosjen apo jo të flamurit shtetëror në Prishtinë po shkojnë drejt fundit.

Kjo pasi tashmë është zyrtare se flamuri i Kosovës do të vendoset sonte “Te Rrethi”.

Ky informacion është bërë i ditur për lajmi.net edhe nga Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Haradinaj.

Vendosja e flamurit të Kosovës u nis si iniciativë nga disa të rinj në rrjet sociale, dhe u përkrah nga shoqëria civile dhe shumë qytetarë.

Gjithashtu, raportohet që pranë rrethit në fjalë tashmë janë vendosur edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here