Njeriu ekzistencial nën pushtetin e maskës politike!

0

ALBJONA RRAPAJ

Shpesh përplasemi në luftën vetjake ekzistenciale. Ekzistenca si një lundrim paqësor na fton të shijojmë udhën e saj drithëruese. “Paqe drithëruese”!! Po po ky është këndëvështrimi im për atë që ekzistenca jonë është. Vazhdimisht ne luajmë dhe zhvillojmë rolet tona shoqërore, ndonjëherë edhe pa u kujdesur për to ose kur ato na paravendosen nga turma apo rrethanat. Vazhdimisht ky rol thekson intervalin kohor që ne zhvillojmë dhe i përkasim. Turbulencat jetësore na mësojnë se për t’ia dalë duhet të veshim “maskën”. Maska na tingëllon e frikshme e gati-gati fobike. Në fakt asaj që duhet t’i trembemi nuk është maska në vetvete, por pushteti që e imponon atë. Ky imponim nga pushteti tjetërson qenien duke e vendosur në dimensione të ndryshme. Ligësia apo mirësia i del përpara një pushteti që duam apo jo maskon individualitetin tonë. Këtu fillon edhe coroditja jonë ekzistenciale. Nëse ky individualitet maskohet atëhere individit i ndodh ajo që babai i psikoanalizës Sigmund Frojd do t’a quante cekuilibër i vetvetes apo i unit (egos vetjake). Le të ndalemi te forma e pushtetit që është në qëndër të këtij reflektimi. Pikërisht tek ai që mund të konsiderohet dhe zaptuesi i individit në shumë raste: pushteti politik. Kujdes, po them politik jo ligjor, pasi nëse do të trajtonim pushtetin ligjor kjo do të ishte një cështje tjetër. Dallimi midis tyre ka rendësi parësore. Politika në realitetin tonë, pra në atë shqipëtar shpesh gllabëron përmes militantizmit stoik qënien tonë si individuale edhe sociale. Vetëm për plotësimin e nevojave bazike vetjake, njeriu ndonjëherë detyrohet jo vetëm të bindet, por gati-gati të përulet me devotshmëri këtij pushteti politik. Pushtet që shemb shumë mure të personalitetit, e pa mundësi për kthime pas, duke e shpërfytyruar përfundimisht atë pjesë të vetës. Njeriu në realitetin shqipëtar tjetërsohet në mendime e qëndrime duke u identifikuar apo duke u bërë njësh me “liderin premtues”. Sa e dhimshme! Sa pak luftë! Pyetjet janë të shumta, po edhe paqartësia është shpesh e madhe. Individi ynë i nënshtrohet me dëshirë këtij pushteti politik, apo është ky i fundit që e mposht atë? Reflektimi vazhdon me një nga teoritë psikologjike-sociale që i jep pikërisht shpjegimin konjitives ( mendimeve) tona. Teoria e “Imagjinatës sociale”. Pra cfarë i ndodh më qartë individit në realitetin tonë si pasojë e pushtetit politik? Kjo imagjinatë nga njëra anë shpreh orientimin e individit drejt sociales duke ndjerë përfaqësimin e tij si pjesë e këtij realiteti . Nga ana tjetër imagjinata sociale tregon pjesëmarrjen e individuals në kolektive. Cfarë të mire sjell kjo dhe si lidhet me pushtetin inponues politik? Nëse individi shqiptar këtë imagjinatë do e stimulonte gjithnjë e më shpesh dhe më me forcë duke u larguar nga bindja e pushtetit politik dhe duke e drejtuar me pushtet imagjinatën drejt forcës vetjake, “maska” e ekzistencës së tij do bëhej më e buzëqeshur!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here