Një nga kafenetë më të vjetra të Londrës mund të humbasë licencën për shkak të një shqiptari

0

Mediat angleze shkruajnë se një nga kafenetë më të vjetra në Richmond të Londrës mund të humbasë licencën për shkak se punësoi një shqiptar të paligjshëm.

Ngjarja kishte ndodhur më 6 shtator të këtij viti kur shqiptari është kapur në flagrancë duke punuar pa leje në kafenenë “Mamma”, përcjell albinfo.ch.

Punëtori nga Shqipëria ishte ndaluar dhe pritet që të deportohet drejt Shqipërisë, por, pronari i kafenesë është dënuar me një gjobë prej 20,000 funtesh, për shkak se ka punësuar një person pa leje pune.

Por, ky nuk është dënimi i vetëm për të. Pronari duhet të përballet edhe me një vendim të këshillit të Richmond që do të vendosë kushtet e reja me të cilat do të punojë ose do t’i hiqet licenca.

Kjo kafene ka funksionuar që prej 36 vitesh në zonën e Richmond.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here