Një leksion i bukur që na dhanë!

0

Ardit BIDO

Si gjithnjë, mendjen e kemi te futbolli ose te nacionalizmi folklorik a shovinist që shfaqet prej tij. Mirëpo, leksioni skocez na erdhi në tjetër drejtim. Kur të shohim që fustanella do të kthehet në trend për të promovuar identitetin tonë dhe jo objekt tallje, a objekt muzeu, do të mund të krahasohemi me skocezët në përparim. Sepse, patriotizmi sjell zhvillim.

Vetëm në fshatin tonë të vogël turremi sa në shovinizëm, aq në kozmopolitanizëm e ekzocentrizëm, duke lënë mënjanë rrugën e saktë: atdhetarinë e pastër nga mëritë e nga mbivlerësimi i tjetrit. Mirëpo, si përherë, debati mbyllet te e pavlera e një ndeshje futbolli, që s’ka për t’u bërë kurrë kombëtarja që duam, nëse që në vegjëli nuk merremi me sport, por do t’i gjejmë futbollistët përherë gati jashtë Atdheut.

Sepse, vetëm një shoqëri solidare e patriotike do të gjente kohë që krah kafenesë ku shkruaj këtë reflektim, e krah facebook-ut ku e postoj, të mendonte çik më gjerë e shumë më tej se e pavlera e rutinës e mbijetesës.

Deri atëherë, shihemi në ndeshjen e radhës, me debatet panuçianomavrjane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here