Një histori prekëse boksi, ku boksieri vdes pas luftës-+18

0
Boksieri nga Kanadaja, Adam Braidwood, sigurisht po ta dinte se kundërshtari i tij do të vdiste nga goditjet e tij, nuk do ta festonte fitoren aq me entuziazëm, krejt afër tij, më 16 qershor të vitit të kaluar.
 
Tim Hague, poashtu kanadez u rrëzua disa herë nga Braidwood ndërkohë që në raundin e dytë u ndërpre lufta. Hague doli nga ringu i mbajtur për krahësh, ndërkaq ka vdekur në spital pas një intervenimi kirurgjik, si pasojë e dëmtimit të trurit, dy ditë pas duelit.
“Pusho në paqe vëlla, do të jetosh gjithmonë në zemrën time. Unë do të luftojë për ne të dy tani. Unë e di që kjo është ajo që ti do të doje”, ka shkruar Adam Braidwood në Twitter dy ditë pas vdekjes së kundërshtarit.
Ai edhe në intervista më pas është parë duke qajtur në lidhje me luftën dhe goditjet fatale.
Braidwood, i cili e ka quajtur Haguen mik, ka thënë se kishte një ndjenjë të keqe sapo lufta u ndërpre.
“E dija, njeri. E dija në ring, “tha Braidwood përpara se të ndalej që të mblidhte veten. “E pashë vetëm mënyrën se si ra.”
“Kam pritur në gjunjë që të lëviz ai, pasi bëra festimin tim të marrë, të shkurtër. Njerëzit mund të thonë atë që duan. Kam pritur në gjunjë. E pashë atë. E çova në qoshe, dhe unë mund ta shihja në fytyrë.” ka theksuar ai duke iu përgjigjur gazetarëve dhe kritikëve në mediat sociale të cilët besonin se lufta duhet të ishte ndalur ose mos të ndodhte fare duke marrë parasysh bilancin e boksierëve.
“Çfarë dinë ata? Ata nuk luftojnë. Hague donte të vazhdonte të luftonte, “tha Braidwood.
“Gazetarët, njerëz që shkruajnë gjëra. Ata nuk e dinë se për çka po flasin…”
“Tim donte të vazhdonte të luftonte, dhe kjo është ajo që ne bëjmë. unë do të kisha bërë të njëjtën gjë. Dhe ai do të kishte bërë të njëjtën gjë për mua, më besoni. “ka arsyetuar ai duke thënë se askush nuk duhet të fajësohet për atë që ka ndodhur.
 
“Nuk është faji i askujt. Nuk është faji i referit”, tha ai. “Pashë videon. Tim ishte ende atje. Dhe ai tha se donte të vazhdonte të luftonte, kështu që ndodhi. Kjo është vetëm e vërteta. Nuk ka spekulime për këtë. Ai donte të vazhdonte të luftonte, kështu që vazhdonim të luftonim. “
 
Hague ishte një mësues i cili la pas vetes djalin 9-vjeçar Brady.
https://www.youtube.com/watch?v=Yc09AXpbV6I&t=37s

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here