Nga qyteti i certifikatave: Peshkaqenët dhe Oktapodët, apo vdekja e Lumit

0

IZET SHALA

“Peshku së pari, prishet në kokë e më pas në trup “ ( popullore-Ulqinake).
Dy emërzimi shpërfaq kompleksitetin e abstarktit peshk-a-qenë dhe okta-pod, spiralja e kokekzistencës nuk është etimologjia e emrave, por filozofia e bashkdyzimit të karaktereve unikate, sepse po të tregohen sipërfaqësisht, dallimi apo segagrecioni del dominant në metafizikën e tyre.
Kjo mbretëri ujore, ka ADN-n, jetën e mistershme të funddetrave dhe oqeaneve, nuk eleminohet si pjesë e ekosistemit e cila ndikon edhe në planetin tokë dhe ekujlibron diversitetin jetësorë, prandaj, njerëzimi detyrohet ta mbrojë mjedisin dhe botën ujore.
Jo vetëm për të bërë qefet, ahengjet me fruta e mish deti, por të krijoj siguri nga peshkaqenët që këtë verë gushti, në gjirin e Jalës, po i sulmojnë turistët, pa dallim se çfarë race janë , ngjyre, përkatësie, apo janë oligarkë, mafijozë ose intelektual, patriot që nuk e keqpërdorin kripën e kuzhinës, për shkrirjen e akullit në rrugët e Valbonës, për të arritur të shpella e Dragobisë, që të vendosin, buqet lule të vyshkura të heroi i popullit, Bajram Curri.
Viti i mbrapsht i Kadaresë, më kthen mbrapsht në mbretërinë njerëzore, apo në luftën ma të dhimbshme sipas parimeve ose-ose dhe jo edhe-edhe.
Analogjia, e dy botërave për dominim dhe asgjasim të llojit të njëjtë, pa zgjedhur mjete apo metodologjit si, helmimi i ujit, ndalja e bukës, lënia në varëfëri ekstreme, shantazhe në kontribute, meritokraci, arsimim, uzurpim prone apo përvetësim të paligjshëm, mes shtetit të peshkaqeneve dhe krahinës së oktapodëve hap epokën konfliktuale të kohës, edhe fitoja edhe humbja do të jenë të dhimbshme.
Secila mbretëri lufton për koloni të reja, dhe shkelë mbi denijtetin e masës së gjërë, pse jo edhe duke internuar e ekzekutuar si shkrimtarin Havzi Nelën. Kjo neodiktaturë e proletariatit bolshevik, nuk njeh parimin e tërehqjes edhe pse, këto ditë vere u shkaktua një mort i madh nga mbretëria e peshkaqenëve në ndërmarrjen e krokodilve të sapo lindur në lumin Nil.
Të gjithë heshtin, oqeanet, detrat, lumenjët, njerëzit, kafshët, veq, Era pëshpërit valët e lumit dhe provon të kërkoi virusin që e shkaktoi tragjedin e krokodilëve dhe prishi diversitetin e ekosistemit natyror dhe njerëzor.
Mbretëria njerëzore të cilës edhe unë i takoi, në brigjet e lumit Nili, pijmë kafe ekxpres të gjatë, raki nga dardha turke, mish peshku me bollëk, deri kur perendon dielli pas bjeshkëve të nemuna, se e nemur është kjo tokë e këta njerëz.
Lumi i poetit, Podrimja, vdiq diku në parqet e shtetit të Francës, ndjesë pastë, por vdiq edhe poeti në kërkim të shkakut të vdekjes së Lumit, rreshtat e gjatë njerëzish për ngushllime, në heshtje, vetëm përkulen dhe ikin, nderim për Lumin e poetin.
Apokalipsi i kohës ashpërsohet, sofrat e zbrazta, shtohen në krahinën e oktapodëve, kurse peshkaqenët, zëjërojnë mbretërin e tyre dhe rrisin numrin e bujkërobërve, pasi humbi shpresa migjeniane e lindjes së birit të shekullit të ri.!
Jo ajo një ditë do të kthehet përseri nga oqeania e largët e skandinavisë dhe do të rrenoj, këtë mbretëri të djajëve që sot, jetën po e kthen në mort e tragjedi, lirinë në robëri, tokën në shkretëtirë, lumin pa ujë, ditën në natë, buzëqeshjen në vaj dhe shpresën në varr të hapur…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here