Nga Qyteti i certifikatave: Dhoma e përgjimeve

0

Shkruan IZET SHALA

“ Idetë e guximshme janë si lëvizjet e shahistëve që mund të sjellin humbjen e lojës, por krijojnë rastin për të filluar një lojë të re, e cila mund të fitohet”. ( Gëte)
,,Edhe nëse rëzohesh gjatë ngjitjes në majën e piramidës, vazhdo sërish përpjekjen deri në ngritjen e flamurit të fitorës’’. ( Izet Shala)

Ngjarja konspirative, misteri i protogonistit, ekstaza e lojës, idiotet e Dostojevskit dhe vendimi i procesit të Kafkës, zhvillohen në qytetin e certifikatave, përkatësisht në dhomën e përgjimeve, që nuk dallon nga pallatet e nëndheshme.
Ngjyra blu dhe gri e dhomës së përgjimeve, nuk gjason me lojën e “Balenës Blu”, pasi arbitri është sovran në hetimin e veprës së kryer nga personi, me fytyrë të mavijosur, sy të kaltër, flok të zeza, trup shkurtër dhe me shumë karaktere, në brendinë shpirtërore.
Struktura apo kostalacioni për nga shërbimi dhe përgjegjësia, më shumë e gërrvishin vetëvetën me buzëqeshjet ironke, pritjet dhe rezultatet e arritura se sa me lëndimet e protogonistit, që i shkakëtuan në dhomën e përgjimeve, specialistet e certifikuar, diku në gropat e bjeshkëve të Avganistanit.
Elitarizmi si thirrje publike dhe personale, kudo nëpër kafenet e qytetit, rrugët e pluhrosura dhe ato të shtruara me qilimin e zi e më pak shirita të bardhë e të kuq, me ndërtesa zyrtare e jo zyrtare, me thirje akademike e jo akademike, fshatarë e qytetarë, bëhen kurreshtarë për të mësuar sa më parë fatin e prtogonistit që u fut brenda dhomës së përgjimeve.
Purgatori i Dantës, ka nëntë rrathët e ferrit, kurse dhoma e përgjimeve ka nëntë porta nëpër të cilat kalon protogonisti dhe pa numër ekspertësh të cilët merren me origjinën e tij, ngjyrën e syve, lëkurën, numrin e këpucëve, gjuhën e folur me paraardhësit e tij, trashëgimin e pronës dhe planifikimet për të ardhmen.
Dhoma gri dhe blu në qytetin e certifikatave, ndodhët në rrugën “Sekretet e Komplotëve”, akuza e ngritur për protogonistin, është . Kush e preu lisin e Skënderbeut dhe e mori për dru ta djeg në dimrin e madh të viti 1443. Kurse protogonisti është i lindur në fillim të shkeullit njëzet e një (XXI), prokurori në shekullin nëtëmbëdhjetë (XIX), gjygjtarët në shkeullin njëzet (XX).
Thonë, lënda nuk vjetrohet, seanca e parë pritet të mbahet dikur në mes motit vjeshtorë dhe pranveror apo në kohën e vjeljes së rrushit dhe shkundjes së qershive, por vendimi të merret dhe të shpallet, ditën kur u pre lisi i Skënderbeut.
Interesante edhe autori i këtij shkrimi eseestiko-filozofiko- politik, ka pushuar nën hijen e lisit, ku kishte tuma të njerëzve pa shenja identifikuese, mbi to mrizonin edhe bagëti të imta me brirë, nënloket shitinin vezë pulash, kurse kësulbardhët tymosnin me qelibar dhe tregonin historinë e lisit, pushimin e Skënderbeut me princrit aty.
Apokalipsa dhe kataklizma e protogonistit, strehohej në trembëdhjetë liqejt e Ularikës, “Ujvara e Mirushës”, ku shikuan edhe dramën e valsin e Ularikës dhe Ularikut në liqenin e trembëdhjetë, dikur pas orës nëjzet e dy të natës. Kjo ishte pagëzuar “ Dasma e Vdekjes” dhe përlindja feniksale e protogonistit.
Në dhomën e përgjimeve, vazhdon odisejada për hipotezat e prerjes së lisit të Skënderbeut, ku tash pjesa më e madhe e dosjes i është kumtuar protoginistit, ai ka mohuar dhe refuzuar me argmentet e veta, nuk ka pranuar të ketë avokatë mbrojtës, në qyetetin e certifikatave, pasi ka konsideruar se është i pafajshëm dhe akuzohet për prejen e lisit të Skënderbeut, më sëpatën e kovaçit qe edhe sot jeton afër Voskopojës, në shtëpinë e gurt dhe të mbuluar me rrasa guri,ju këtë mund ta vërtetoni edhe me dosjet, që gjinden në Universitetin dhe bibliotekën e Voskopojës, ani pse janë nëntokë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here