Nga politika në futboll, Savidis miku i ngushtë i Putin që kërcënoi me pistoletë arbitrin

0

Pas lajmit për lëshimin e mandatit të arrestit  për Presidentin e PAOK-ut, Ivan Savidis, për atë incident të rëndë që u shënua në fushën e blertë ku Savidis shkaktoi jo pak tension gjatë supersfidës me AEK-un Athinës, teksa pushtoi fushën e blertë me pistoletë në brez, duke kërcënuar gjyqtarët për një gol të anuluar ngjarja bëri xhiron e botës.  Por kush është personi që krijoi gjithë këtë situatë që ngjason me një skenë  filmi thriller. Ivan Savidis ka lindur në 1959-ën në Gjeorgjinë e Republikës Sovjetike.

Aktualisht ai mban dynështetësi atë ruse dhe greke. Më parë se të merrte drejtimin e klubit grek të  PAOK-ut, në vitin 2012, ai drejtonte ekipin rus të Rostov. Më një të shkuar politike ku ka qënë pjesë e Parlamentit rus dhe në fushën e biznesit  ai është një prej personave më të pasur në Rusi njëherazi ndër personat më të afërt të Presidentit Rus Vladimir Putin. Aksioneri kryesor i klubit të PAOK-ut Ivan Savidis ka një të shkuar ushtarake në rradhët e ushtrisë ruse ku ka mbajtur gradën e rreshterit. Shkollimi i tij i njeh diplomën e ekonomistit.

Bizneset e  tij kanë qënë të shtira në disa sektorë. Ka qënë President i kompanisë së cigareve Donskoy Tabak, për të marrë më pas postin e drejtorit ekzekutiv në «AgrokomGroup»,themeluar në 2004. Kompani për distribucionin e mishit peshkut dhe bujqësisë. Në pronësi të tij janë regjistruar dy komplekse hotelesh, një komani telekomunikacioni si dhe menaxhimi i portit të qytetit të Selanikut.

Emrin tij e mban edhe një fondacion bamirësie që merret kryesisht me restaruimin e objekteve të kultit ortodoks si dhe promovimin e projekteve kulturore, arsimore, shkencore dhe punëve kërimore.Savvidis gjithashtu mbështet financiarisht Federatën Ndërkombëtare të Shahut dhe Federatën Ruse të Bilardos.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here