Negociatat, jetike për të mbajtur gjallë orientimin pro evropian

0

Majlinda Bregu

E para: Celja e negociatave te anetaresimit me Shqiperine e Maqedonine eshte jetike per te mbajtur gjalle orientimin pro europian te vendeve te Ballkanit Perendimor. Cdo mjegull ndaj kesaj qasje vetem na ben me vulnerabel ndaj tentakulave te bashkepunimit politik dhe ekonomik me palet e treta te interesuara per rajonin. Eshte e papranueshme qe ky rajon te mbetet peng i politikave qe e justifikojne pazhvillimin vetem me historine tone te pafat, luftrat, konfliktet etnike apo ato te vetvrasjeve politike.

E dyta: Ballkani Perendimor nuk ecen perpara dot pa prezence, politika, standarte, investime nga Europa! Shqiptaret kudo qofshin, nuk kane hajer nese harrohen apo nuk llogariten ne harten e kontinentit Europian! Dhe kjo eshte me rrezik per kombin, jo per politikanet! Kjo ka qene edhe fryma e thirrjeve qe ka bere Komisioneri Hahn, Perfaqesuesja e larte e BE-se dhe Eurodeputetet e vendeve anetare.

E treta: Driteshkurtesia per ta pare vendimin e kesaj jave si sherbim per Edi Ramen apo denim per Lulzim Bashen, ose anasjelltas, eshte si t’ju thuash shqiptareve se Europa qe keni 30 vjet qe e kerkoni, shqetesohet vetem se mos nga vendimi i saj, i ngelet hatri ndonjerit prej ketyre cunave!

E katerta: Europa, prezente dhe jo e munguar, eshte e vetmja shprese per te ushtruar presion ndaj qeverise. Ne rastin tone eshte jetike. Shqiperia sot nuk ka opozite! Madje po e riperseris pa u shqetesuar ju pelqen apo jo te punesuarve llapaqene te Bashes: ne gjendjen qe eshte sot opozita, ka vrare shpresen se pas nje qeverie te keqe, opozita e tij mund te ndertoje nje qeveri te mire!
Nuk ka rol opozita ne plotesimin e detyrimeve, por ka pergjegjesine te mos behet e pabesueshme.
Kushdo eshte i lire te mos bjere dakord me kete. Por jane me te shumte ata qe e pranojne edhe kur nuk kane guxim ta thone publikisht!

E pesta: Shqiperia nuk ka institucione te forta. Nuk ka ende drejtesi funksionale. Nuk shquhet per shoqeri civile te fuqishme. Nuk ka as media te pavarur, por ka gazetare qe ju neperkembet pavaresia. Celja e negociatave eshte garanci dhe per pushtetet e pavarura per te mos u ndjere te kercenuar nga pesha e pushtetit.

E gjashta: kjo eshte ceshtje nevoje kombetare dhe vendimarrje Europiane.Jo gjithmone jane e njejta gje! Jo te gjithe e kuptojne se ngurtesia nuk e shpeton as e ben me te arrire Europen!
Ben me te pamundur menaxhimin e situatave qe dalin jashte kontrollit.
Paska pasur te drejte Orwell kur thoshte:  “Eshte lufte e vazhdueshme per te pare se cfare ke pertej hundes tende”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here