Në Prishtinë gara në shkrim-lexim, në alfabetin Braille me persona të verbër

0

Në Prishtinë do të fillojë gara në shkrim-lexim, në alfabetin Braille me persona të verbër.

Në emisionin e mëngjesit në RTK, është paraqitur drejtpërdrejtë Fahrie Muhadri – BVRK “Syri ynë”, në Prishtinë e cila tregoi për garën që do të mbahet por edhe aktivitetet që zhvillohen në Bibliotekën e tyre.

Sipas saj, Biblioteka e të verbërve është themeluar në vitin 1972 dhe se është e vetmja në Kosovë, e cila e zhvillon veprimtarinë kulturore.

Muhadri tha se edhe para luftës por edhe tani mbahet kjo garë ku e ka mbështetur Ministria e Kulturës, ku secili tregon të arriturat, pra gjithsejtë janë 40 anëtarë nga e gjithë Kosova. Mirëpo ajo tha se ka mungesa të librave dhe teksteve universitae, sepse Biblioteka nuk e ka shtypësin e këtyre librave.

Ajo tha se studentët janë në një pozitë shumë të keqe se nuk kanë ku të shërbehen, megjithatë për këtë çështje ju ndihmojnë ngapak edhe OJQ-të.

Muhadri tha se ajo që ju duhet urgjentisht është një objekt sepse ai ekzistues nuk i plotëson kushtet për punë dhe libra universitar për të cilat studentët kanë shumë nevojë. Ndërkaq përmendi faktin se librat nuk munden t’i sigurojnë vet sepse kushtojnë shumë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here