Në Gjilan u përurua biblioteka elektronike

0

Gjilani tashmë edhe me bibliotekë elektronike, ky projekt u tha se mund të zgjerohet edhe më tej dhe ka synim rritjen e numrit të lexuesve.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, promovoi projektin e bibliotekës online “Biblioteka ime”, që është ende në fazën e pilotimit.

Gazmend Jakupi nga zyra e IT-së në komunën e Gjilanit, tha se programi elektronik, është në funksion të krijimit të lehtësirave për zgjerim të numrit të lexuesve.

Drejtori i bibliotekës Qazim Azizi deklaroi se programi është lehtësim edhe për stafin.

Në këtë ceremoni u tha se biblioteka pritet të marrë emrin e njeriut të letrave, Beqir Musliu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here