Ndihma e parë me rastin e thumbimit të bletëve apo grerëzave

0
Thumbimi i bletës apo i grerëzës është i dhembshëm dhe i pakëndshëm, mirëpo nëse jeni alergjikë do të duhej shpejt të kërkoni ndihmën e mjekut.

Nëse jo, është mirë të dini se si mund t’i ndihmoni vetes në mënyrë që të zbusni ndjenjën e dhembjes, të kruarit dhe ënjtjen, të cilat mund të shfaqen pas thumbimit.

Nëse ju thumbon bleta apo grerëza, gjithsesi përpiquni që ta nxirrni thumbin nëse ka ngelur në vendin e thumbimit, pastaj atë pjesë të trupit fërkojeni me tabletën e njomur të aspirinës apo me pak sodë bikarbonati.

Ky truk do të duhej të eliminonte ndjenjën e dhimbjes, të kruarit dhe do të pengojë shfaqjen e ënjtjes.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here