Ndeshja Kosova-Malta ka zgjuar interesim të madh të shikuesve

0

Ndeshja që Kosova e luan me Maltën të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” ka zgjuar interesim të madh të shikuesve.

Pasditën e të hënës vendet ku janë nxjerrë në shitje biletat në Prishtinë janë vërshuar nga tifozët e Përfaqësueses së Kosovës.

Kosova në Ligën e Kombeve e udhëheqë grupin ku janë edhe Ishujt Faroe, Malta e Azerbajgjani.

Pas ndeshjes me Maltën Kosova do të luajë si mysafir i Ishujve Faroe.

Te Kosova tashmë është kthyer edhe lideri i munguar për disa ndeshje, Valon Berisha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here