Ndahen pas gjashtë viteve martesë Shakira dhe Gerard Pique?!

0

Shakira dhe i dashuri i saj futbollist Gerard Pique po flitet se janë ndarë përfundimisht!

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se futbollisti nuk jeton më me këngëtaren Shakira, gjë që nxit spekulimet për ndarjen e tyre, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

“Është diçka serioze dhe më në fund dyshja e kanë marrë vendimin për ndarje”, tha një burim për faqen e internetit spanjolle Cotilleo.

Burimi shtoi se këngëtarja Shakira, e cila ka dy djem të rinj me futbollistin e saj spanjoll, dhe me të cilin është e martuar prej gjashtë vitesh, “nuk mund të përballonte më situatën”.

Këngëtarja Shakira dhe Gerard Pique

Kjo temë mbi ndarjen e çiftit ka qenë më e përfolura brenda këtyre ditëve në mediat spanjolle dhe ato kolumbiane.

Çifti u pa së fundmi së bashku në Argjentinë në qershor, në dasmën e ish-bashkëlojtarit të Barcelonës, Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzos.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here