Momçillo Pavlloviq: “Ka një pikë ku pajtohen serbët dhe shqiptarët”

0

Drejtori i Institutit të Historisë Bashkëkohore në Serbi, Momçillo Pavlloviq, ka thënë se ka një pikë ku pajtohen serbët dhe shqiptarët.

“Sot serbët dhe shqiptarët pajtohen vetëm në një pikë dhe kjo është BE-ja. Prandaj integrimi më i gjerë mundëson që të ketë përparim në këtë punë”, ka thënë ai gjatë tryezës së dytë për dialogun me Kosovën, që u mbajt në ‘Pallatin e Serbisë’.

Ndërsa, Mladen Sarçeviq – drejtor i Zyrës për Kosovë ka thënë se “ideja e këtij takimi është që shkencëtarët në formë të shkurtër të ndajnë rezultatet e studimeve shkencore dhe projektet kërkimore që lidhen me aspekte të ndryshme të problemit të Kosovës, si ato arkeologjike, etnografike, sociale.”

Në këtë tubim kanë marrë pjesë ministri i Arsimit të Serbisë, Mladen Sarçeviq, drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq dhe sekretari i Përgjithshëm i presidentit serb, Nikolla Selakoviq.

Ndërsa, kjo tryezë është organizuar nga Instituti i Shkencave Sociale dhe Humane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here