Winnie Harlow me të vërtetë po arrin të bëjë ndryshimin.
Modelja ka një gjendje të veçantë të lëkurës, me emrin vitiligo, gjendje kjo e cila i shkakton humbje të ngjyrës së lëkurës, me ç’rast ajo jeton me lëkurë me dy ngjyra.

E deri vonë, Winnie Harlow ka jetuar duke e fshehur këtë ‘fenomen’ të saj, po më pas ka marrë guximin të shfaqet e tëra origjinale.

Me një trup e fytyrë të bukur, Winnie ka vendosur të marrë pjesë në garën e America’s Next Top Model, ku ka marrë vëmendjen e publikut e shumë agjencive të modelimit, përcjell Gazeta Express.

Winnie ka vendosur t’i tregojë botës se të jesh ndryshe nuk është aspak gjë e keqe dhe diçka që duhet të fshihet.

Tani, për Harlow ka arritur suksesi më i madh i karrierës së saj.

Ajo është përzgjedhur të parakalojë në sfilatën e madhe të Victoria’s Secret si një nga engjëjt e firmës së të brendshmeve, që do të mbahet në nëntor.

Me anë të një postimi shumë prekës në Instagram, Winnie ka falënderuar të gjithë ata që e kanë shtyrë e i kanë dhënë vetëbesim, e sidomos fansat e përkrahësit e saj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here