Mjekja Abrashi përkujton 19 vjetorin e masakrës së ditës së tregut në Mitrovicë, të ngjashme me atë të Merkales së Sarajevës

0

Mjekja Preveza Abrashi ka kujtuar sot masakrën e cila ka ndodhur në të njëjtën datë të vitit 1999, në tregun e Mitrovicës, e ngjashme me masakrën e Merkales të vitit 1995, që ka ndodhur në tregun e Sarajevës. Abrashi ka tërhequr vërejtjen se përkundër që “na ka marrë përpara përditshmëria, të mos harrojmë dhe ta kujtojmë atë tmerr dhe ato viktima …që të mos përsëritet më kurrë.”

“MITROVICË, 13, 03 1999, ishte e Shtune rreth 14h e 20′ kur në Ditën Tregut në Mitrovicë u hodh granata në masen e popullit, Dita kur vdekjen në vend gjeten gjashtë vete dhe numri i tyre u shtua më vone, e numri i të lenduarve mbërriti mbi 100, dhe në atë tmerr shumë prej tyre humbën gjymtyret dhe mbeten invalid perjete,…. Dita kur iu dhash ndihmen dhe operova një numër të madh të tyre e dhimbja , tmerri e lotët ishin në fytyrat e të gjithëve. Më dhimbësen të dhënat, emërat e diagnozat e sakta të cilat më u shkatërruan gjat luftes.
Një tmerr i cili pak a shumë mbeti në harresë!”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here