Mjekët kishin harruar në barkun e pacientes objektin metalik sa një këpucë

0

Mjekët në një spital të Cyrihut, pas operacionit të kryer kanë harruar në barkun e një pacienteje një pjesë metalike të gjatë 28 centimetra, në formë të shuallit të këpucës. Të një këpuce numër 44, madje! Ankesave të pacientes për dhembjet që ndiente, mjekët, edhe pas kontrollimeve të bëra, u ishin përgjigjur se fjala ishte për paraqitje të natyrës psikosomatike, ose edhe për simulim, shkruajnë mediat zvicerane sot.

Por, është dashur një kontroll i thjeshtë në skanerin për kongtroll të sigurisë në aeroportin e Cyrihut për të zbuluar objektin e tepërt në barkun  e gruas 49 vjeçare, ku kishte qëndruar afër 3 vjet,transmeton albinfo.ch.

Bëhet fjalë për një pjesë metalike e cila përdoret për të mbrojtur organet e trupit gjatë qepjes pas operimit. Këtë pjesë metali e ka hequr dje kirurgu Hani Oweira me sukses nga trupi i gruas.

Beat Meier, që e përfaqëson gran e dëmtuar ka thënë për tele Züri se klientja e tij do të kërkojë dëmshpërblim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here