Mitchel në Serbi: “Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë”

0

Ndihmës Sekretari i SHBA-së për Evropë dhe Evroazi, Wess Mitchell i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbushin detyrimet e marra nga marrëveshjet e Brukselit.

Ai gjatë një konference për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë e saj dhe se kjo nuk do të jetë kërcënim për Serbinë.

“Kosova ka të drejtë të formojë forcat profesionale, të cilat do të merren me siguri, në të cilën do të përfshiheshin serbët kosovarë dhe askush nuk ka të drejtë t’ia ndalojë Kosovës të zhvillojë një strukturë të tillë”, tha Mitchell.

Ai tha se SHBA mbështet këtë të drejtë të Kosovës, por theksoi se për këtë është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës.

Ndërsa presidenti serb, Vuçiq, në fjalën e tij tha se me Mitchel kemi pasur bisedime të mira, të hapura, rreth raporteve Serbi-SHBA, ndërsa ai foli edhe për çështjen e formimit të ushtrisë së Kosovës, shkruan B92, transmeton PortaliOnline.

“Pozicionet tona janë të ndara ndaj çështjes së Kosovës.Ndryshe nga politikanë tjerë, Mitchel, ka dëgjuar pozicionin tonë rreth Kosovës, ka diskutuar pozicionin tonë dhe shpesh edhe e ka kuptuar pozicionin tonë”, tha Vuçiq. Ndërsa sa i përket pozicionet amerikan dhe atij serb lidhur me ushtrinë e Kosovës, Vuçiq ka thënë se ka bërë thirrje që “të gjendet një marrëveshje ndërkombëtare për formimin e forcave të armatosura të Kosovës”. /RTK/PortaliOnline

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here