Missi vritet në veturë

0

Ish-Miss Bagdadi dhe modelja Tara Fares është qëlluar për vdekje në Bagdad.

Fares u vra të enjten nga persona të armatosur që hapën zjarr mbi të në lagjen Camp Sarah të kryeqytetit, sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme.

Ishin dy motoçiklistë që qëlluan mbi modelen që ndodhej brenda një automjeti.

22-vjeçarja, një e krishterë babi i së cilës është irakian ndërsa nëna libaneze, jetonte në Erbil, por herë pas here vizitonte kryeqytetin.

Ajo ishte e njohur për veshjet e saj të guximshme dhe postimet në mediat sociale.

Vdekja e Fares vjen vetëm dy ditë pasi një aktiviste për të drejtat e njeriut u vra në qytetin jugor të Basrës.

Zyrtarët thanë se hetimet ishin ende në zhvillim e sipër.

Muajin e kaluar, dy gra të mirënjohura në industrinë e bukurisë së Bagdadit gjithashtu u vranë.

Rafeef al-Yaseri, e njohur si “Barbie e Irakut”, u vra në shtëpinë e Bagdadit më 16 gusht.

Al-Yaseri ishte kirurge plastike dhe organizoi programe kombëtare të specializuara në çështjet mjekësore për gratë.

Një javë më vonë, Rasha al-Hassan, pronare dhe menaxhere e Qendrës së Bukurisë Viola në Bagdad, u gjet i vdekur brenda shtëpisë së saj.

Kryeministri Haider al-Abadi urdhëroi Ministrinë e Brendshme dhe departamentin e inteligjencës së Irakut të hetojë vrasjet dhe rrëmbimet në Basra, Bagdad dhe në çdo vend tjetër, tha ministria në një deklaratë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here