Ministri i jep fund lidhjes me gazetaren, ajo bën një dedikim prekës

0

Ka marrë fund romanca mes ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini dhe partneres së tij, gazetares së njohur Elisa Isoardi.

Lajmin e ndarjes e ka dhënë vetë Elisa, e cila ka publikuar një foto intime të të dyve në shtrat në Instagram, ndërsa pranë fotos ka bërë një dedikim prekës.

Duke e cilësuar si një dashuri të vërtetë këtë romancë, gazetarja shkruan:

“Nuk do të më mungojë ajo që i kemi dhënë njëri-tjetrit, por ajo që mund t’i jepnim në vijim. Me shumë respekt për dashurinë e vërtetë që patëm, Fleminderit Matteo”.

Ende nuk dihen detajet e kësaj ndarjeje të bujshme dhe arsyet që e kanë çuar çiftin drejt rrugëve të ndryshme.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here