Milot Rashica një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Schalke 04

0

Milot Rashica ka pasur një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrën e Werder Bremen, kësaj radhe në ndeshjen kundër Schalke 04.

Reprezentuesi i Kosovës kontribuoi me 2 gola në fitoren 3:1 të skuadrës së tij, që nuk njihte fitoren në dy ndeshjet e kaluara.

Rashica edhe njëherë ka justifikuar besimin e trajnerit, dhe duket se po kthehet në një pjesë kyçe të skuadrës.

Lojtari pas ndeshjes është shprehur shumë i lumtur për formën e tij dhe ka premtuar edhe më shumë.

“Jam shumë i lumtur për golat, por edhe për triumfin e skuadrës. Mundohem që çdo lojë, çdo stërvitje të jap maksimumin” ka thënë Rashica, transmeton lajmi.net.

“Kishim dy ndeshje pa fitore dhe tri pikët ishin të rëndësishme për ne, dhe ia dolëm. Ndaj Leverkusen do të jetë e vështirë, por do të futemi për fitoren dhe shpresojmë të marrim tri pikë me vete në shtëpi” ka thënë tutje ai.

Rashicën e presin dy ndeshje interesante me kombëtaren e Kosovës, kundër Danimarkës dhe Bullgarisë, ndeshje të cilat luhen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here