“Mësitët” e famshëm të Kosovës

0

Shkruan FLORINA UJUPI

Gjithqka fillon nga shprehja “qka t’vyn aty veq kallxom mu, ose a e din çka, shko thuj që unë t’kom qu edhe kryhet puna”.

Gjith muhabeti në rrugë, kafe e kudo fillon me këtë shprehje posa ti je takuar me një njeri të ri, i cili pretendon se do të jetë shoku yt apo shoqja jote në të ardhmen.

Ndalesh e mendon pse të gjithë po e njohin dikend e unë spo e njoh askënd, dhe lindin ato pyetjet idiote në kokën tënde cilët qenkan këta njerëz kaq me ndikim e që unë nuk i pasna takuar kurr më parë.

Një leje e tillë për ta përdorur emrin e “mësitit” që sapo e takove për ta kryer një punë në komunë apo kudo tjetër ta vështërson edhe më shumë idenë për të shkuar deri te zyrtari e ta kërkosh një çertefikatë lindjeje apo një ekstrakt i cili nuk kërkon më shumë se 5 minuta kohë me 1 euro pagesë ta marrësh si qytetarë i rëndomtë, pa përmend as edhe një emër.

Nëse të rastis ta tregosh si rast, se ti prite në radhë jo 5 por 10 minuta pason pyetja “pse nuk mu lajmrojshe se për 2 minuta dokumentin në dorë e kishe pas”.

Në Kosovë ti ekziston vetëm atëherë kur ty të njeh krejt “shehri” sepse ti ua ke ngulitur në kokë njerëzve “gjynah” se je me ndikim të madh dhe aty ku ti hyn të tjerët nuk munden.

Ti je ai që forca e “llafeve” në kafe të vie vetëm atëherë kur të tjerët në tavolinë jargaviten para teje me mendimin se je shumë i fuqishëm, dhe me ato “llafe” shkon aq larg sa edhe diplomën e fakultetit ta jep në dorë pa shku asnjë ditë në shkollë.

Vehten e shite, marketingun pa pagesë ta bënë të tjerët, që para 5 minutave i pate në tavolinë dhe i binde se t’i gjithçka mundesh vetëm nëse don, sepse ti deri para 5 minutave ishe duke biseduar me njerëz me ndikim.

Kompleksi i kohës moderne për të qenë i famshëm para masës ta forcon vetëm oratorinë sepse ti punë nuk kryen, sepse punë nuk të kërkon askush nga modestia se ti je i madh dhe rrin vetëm me “të mdhajt”.

Krejt këto situata ta përziejnë lukthin kur e ndëgjon dikend duke ta lavdëruar mësitin e famshëm që ti më heret e takove dhe i njejti është duke lobuar për t’ia gjetur një punë “shteti” se vetëm ajo konsiderohet punë, ani pse në kohën e sotme bashkëkohore ekzistojnë mijëra mundësi të punosh. E pas një kohe edhe pse kanë kaluar 2 vite pritjeje, dhe ai person ende nuk është punësuar se një “mësit” tjetër më i fortë ka intrvenuar dhe aty është punësuar dikush tjetër, e ndjen  zhgënjimin e atij personi duke thënë “sot krejt po rrejn, ska met me i besu kërkujt”

Kemi edhe kategori tjetër të “mësitëve”, ata që djali i dajës së tyre filan zyrtarin e ka mik dhe mundet me të kry punë, por shpesh ndodhë që kjo kategori nuk ta hapin as telefonin sepse kanë qenë të zanun me mikin duke lobuar për ty.

E kemi edhe një  kategori të rrezikshme të “mësitëve”  që kanë shumë pare dhe krejt shërbimet i blejnë me 5 euro, në tavolinë sillen milionat me llafe, deri sa ti e prek kuletën e mendon qysh ke me i nxjerr veq 1 euro e me pagu kafen tënde, nuk ka kuptim, e nga keqardhja i nxjerr 5 euro dhe përfundon duke ua paguar kafen edhe aristokratëve të “rrejshëm” sepse nga goja e tyre del se nuk kanë pare të imta.

Ky rreth vicioz tani më po zgjerohet, pyetjen e vetme që mund tua adresosh kësaj kategorie të vetashtuquajtur VIP-at e “shehrit” është “sa palë këpucë i ke grisur për partinë në pushtet”?

Po qe se përgjigja pason se ata nuk kanë asgjë me politikën dhe se çdo ndihmesë që e ofrojnë e bëjnë se të kanë “dost” mos ju besoni, mos e ndjellni zhgënjimin me fajin tuaj.

E krejt në fund të ditës ndihesh i zhgënjyer kur dikush i pavlerë shkel mbi vlerat e tua të vërteta duke ta krijuar bindjen se ti pa “mësitë” nuk do të arrish askund.

Besimi në vlerat e tua është fuqia që do ta dobësonte kategorinë e njerëzve të tillë.

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here