Mentor Shabani dhe Linda Zeqiri, pingpongistët më të mirë të Kosovës

0

Federata e Pingpongut e Kosovës në një ceremoni soleme ka shpallur laureatët më të mirë gjatë vitit që lamë pas.

Për arritjet dhe sukseset e vazhdueshme që ka arritur gjatë vitit 2018,  pingpongisti më i mirë u shpallë Mentor Shabani, nga klubi “Ahmet Hoxha”, nga Ferizaj.

Kurse, për sukseset e njëjta më e mira e vitit nga gjinia e femrave u shpallë Linda Zeqiri nga klubi “Drita”, e Gjilanit.

Ishte pikërisht klubi “Ahmet Hoxha”, nga Ferizaj që u shpallë klubi më i suksesshëm i vitit.

Ndërsa, trajneri po ashtu i këtij ekipi, Yll Maloku u shpallë më i miri për vitin që po lamë pas.

I pari i Federatës së Pingpongut, Nehat Çitaku tha se ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për federatën që ai drejton, duke theksuar gjitha të arriturat e vitit 2018.

“FPPK arrit që me sukses të organizoj të gjitha aktivitetet e parapara në këtë vit, u organizuan të  gjitha garat individuale, turnet dhe kampionatet për të gjitha grup moshat. Garat ekipore përfshi katër ligat dhe kupën e Republikës së Kosovës në dy konkurrencat. Pingpongistët Kosovarë ishin të  pranishëm dhe në garat e organizuar ndërkombëtare dhe në mënyrë të denjë ata u paraqitën në kampionatit Ballkanik për të rinj në Bosnje, atë  U21 në  Turqi, mandej për herë të parë në kupën Ballkanike në  Slloveni”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here