Medalja e artë në Pyeongchang ka vlerën 600 dollarë

0

Medalja e artë e Lojërave Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut, ka vlerën rreth 600 dollarë amerikan. Kjo vlerë jo edhe aq e madhe, është për shkak se medalja nuk është e tëra a artë, por është një kombinim prej arit dhe argjendit. Madje sasia e hollë e argjendit i jep njëfarë vlere monetare medaljes nëse përllogaritet.

Por, pa marrë parasysh kësaj, për sportistët fitimi i një medalje të tillë ka vlerën shumë më të madhe se ajo që mund ta ketë medalja vet.

Përndryshe secili vend i paguan ndryshe fituesit tri medaljeve, secili shpërblehet edhe me para varësisht nga lloji e medaljes që e ka fituar.

Komiteti Olimpik i SHBA-së për atletët që fitojnë medalje të artë në Lojërat Olimpike ‘Pyeongchang 2018’ do t’i paguaj me 37,500 dollarë, për fituesit e të argjendtës me 22,500 dollarë dhe 15 mijë dollarë për ata të bronztë.

Mirëpo kemi vende të tjera, të cilat paguajnë shumë më shumë se SHBA, kur atletët e tyre e arrijnë këtë. Në Olimpiadën e vitit 2016, një atlet i Singaporit që e fitoi medaljen e artë, morri 753,000 dollarë nga vendi i tij. Megjithatë, Singapori në gjithë historinë e saj të pjesëmarrjes në Lojëra Olimpike, ka arritur të fitojë vetëm pesë medalje të arta. /Insporti.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here