Mashtrimi “gjenial” i shoferit

0

Një shtetasi turk i kishte shkuar ndërmend një mënyrë “gjeniale” për t’u shpëtuar gjobave të policisë për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën ai drejtonte makinën e tij.

Ai kishte menduar si mënyrën më të mirë, të bënte një ndryshim të vogël në targën e makinës, transmeton Koha.net. 

Pas një kontrolli fizik të bërë nga polica, u zbulua se 32-vjeçari e kishte vendosur targën me menteshë. Në momentin kur ai i jepte makinës me shpejtësi të lartë, e ngrinte atë duke mos u dhënë mundësi kamerave që ta fiksonin.

Ky mashtrim nga ana e shoferit zgjati për disa muaj me radhë, derisa u zbulua nga disa policë.

Tashmë shoferit Can Y i është vendosur gjoba prej 410 lirave, kurse nëse do kapej sërish me mashtrimin e njëjtë, do i konfiskohej përgjithmonë leja e ngasjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here