Masakër në Vlorë: Ridvan Zykaj, 24-vjeçar ekzekutoi 8 persona nga rrethi familjar, për një gardh

0

Në Resulaj të Bashkisë së Selenicës, në Qarkun e Vlorës, u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit. Ridvan Zykaj ka ekzekutuar në gjakftohtësi 8 anëtarë të fisit të tij, kushërinj të parë të babait, me banim në po të njëjtin fshat.

Gazetarja e kronikës në Top Channel, Anila Hoxha bën të ditur se masakra ka ardhur si pasojë e një konflikti për pronat. Autori 24-vjeçar nuk njihet si i sëmurë mendor, por përdorues droge. Sipas burimeve të Prokurorisë, në hetimet për këtë ngjarje të rëndë do të përfshihen edhe Krimet e Rënda në Tiranë, ndërkohë që momentalisht janë marrë në pyetje prindërit e vrasësit.

Sherri, siç mësohet nga hetuesit, ka nisur pas festës së fshatit. Autori ka debatuar me njërën nga viktimat për një gardh, prej së cilës është ofenduar, e në gjakftohtësi e sipër ka shkuar të marrë armën për të kryer aktin makabër.

Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen po në këtë qark kanë dalë në aksion për kapjen e tij, pasi konsiderohet tejet i rrezikshëm dhe i armatosur.

Sipas policisë së Vlorës, autori i ngjarjes ka hyrë i armatosur me kallashnikov fillimisht në shtëpinë e vëllait të gjyshit të tij dhe ka shtënë mbi të dhe bashkëshorten.

24-vjeçari në të njëjtën banesë ka ekzekutuar dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një prej djemve të Demir Zykës. Më tej ka shkuar në shtëpinë e djalit tjetër të 75 vjeçarit, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe djalin tjetër të tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët.

“Ai ka vrare djalin e Demirit, Azemin dhe gruan e tij Si dhe djalin tjeter te Demirit: Besimin dhe gruan e tij si dhe dy fëmijët e tyre Saren dhe Ledjonin. Gjyshi i autorit e kishte vella Demirin. Prindërit e autorit janë te shoqëruar ne Polici dhe po merren ne pyetje ne lidhje me rrethanat e ngjarjes”, thuhet në një tjetër njoftim të policisë.

Pak kohë pasi ndodhi ngjarja janë zbardhur edhe emrat e 7 prej viktimave në fshatin Resulaj. 24-vjeçari ka ekzekutuar me armë këta pjesëtarë të dy familjeve: Azem Zyka, Afërdita Zyka, Demir Zyka (75 vjeç), Ferie Zyka (72 vjeç), Besim Zyka (42 vjeç), Vasilika Zyka, Sara Zyka (17 vjeç) dhe Ledjon Zyka (i mitur, 9 vjeç).

Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen po në këtë qark kanë dalë në aksion për kapjen e tij, pasi konsiderohet tejet i rrezikshëm dhe i armatosur.(gazeta-Shqip.com)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here