Masakër në Mat të Shqipërisë, Kujtim Koxha vret me automatik 3 punonjës Bashkie

0

Tre punonjës të Bashkisë raportohet të kenë vdekur gjatë të shtënave me armë zjarri në fshatin Shëlli të Matit dhe një tjeër është plagosur. Sipas të dhënave thuhet se bëhet fjalë për punonjës të bashkisë Mat, të cilët kishin shkuar në Shëlli për të hapur një rrugë.

Mes banorëve dhe punonjësve të policisë raportohet që të ketë patur konflikt, i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shtetasi Kujtim Koxha, 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal. Autori është arrestuar nga forcat e rendit në një urë në Burgajet, 1 orë larg vendit të ngjarjes.

Plumbat i shkaktuan vdekjen e  menjëhershme shtetasit Mentor Hoxha, ndërsa të plagosur mbetën shtetasit Astrit Hani, Erzen Alija dhe Hamit Buçi.

Pak orë pas ngjarjes bilanci tragjik u rëndua, duke shkuar në dy numri i të vdekurve. Erzen Alija ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë tranportimit drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë rreth orës 17:20 nga spitali i Traumës u njoftua edhe vdekja e shtetasit Hamit Buçi. Ndërkohë i vetmi i mbijetuar nga ngjarja, Astrit Hani, po merr mjekim në spitalin e Burrelit.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qwlluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit. Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here