Marshuesit homoseksual në Prishtinë kërcënohen nga “qytetarët e revoltuar”

0

Në një email të ardhur në adresë të Telegrafit, e dërguar nga një adresë [email protected], është shkruar një paralajmërim i titulluar “Në emër të moralit, vriti të pamoralshmit”.

Në emailin e nënshkruar nga “qytetarët e revoltuar”, u bëhet thirrje që më datën 10 tetor, të qëndrojnë larg këtij marshi.

Përndryshe, siç thuhet më tej, “do t’ju përcjellë fati sikurse i atyre”.

“Përgatitjet janë bërë dhe njëherë e përgjithmonë do të shuhen këto ndyrësira të shoqërisë”, thuhet ndër tjerash në emailin e ardhur në adresë të Telegrafit.

Më poshtë lexojeni letrën e plotë:

Paralajmërim – “Në emër të moralit, vriti të pamoralshmit”

U bëjmë thirrje të gjithë atyre që ia duan të mirën këtij vendi, se me datën 10 Tetor 2017, për shkak të paradës së të degjeneruarve të shoqërisë, iu paralajmrojmë të gjithë qytetarëve të qëndrojnë larg këtij marshi, ose perndryshe do tu përcjellë i njejti fat sikur atyre se qfarë do të vie atë ditë! Përgaditjet janë bërë dhe njëherë e përgjithmonë do të shuhen këto ndyrësira të shoqërisë.

Nga qytetarët e revoltuar

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here