Marina dhe Luana Vjollca janë dy motrat prezantuese të cilat janë përfolur shumë për jetën personale dhe pamjen e jashtme në mediat rozë.

Ato shpesh kanë deklaruar se janë të pazëvendësueshme për njëra-tjetrën duke shprehur dashurinë e pakushtëzuar prej motrash.

Së fundmi Luana në profilin e saj në ‘Instagram’ publikoi një foto të vjetër ku ajo ka qenë e vogël, me motrën e madhe, Lirën, teksa ajo po martohej.

Mirëpo Marina nuk i ka lënë rehat dy motrat e saj, duke i ngacmuar në komente.

Në fillim i shkroi Luanës duke e thumbuar për pamjen e saj me flokë të shkurtra:

“Je e sigurt që je ti? Dukesh si çun haram”.

Pasi mori përgjigjen e Luanës, Marina nuk është ndalur me kaq kur ka parë se motra e tyre madhe, Lira, i ka shprehur Luanës dashurinë.

Marina është bërë xheloze me sa duket dhe i ka shkruar:

“Prap ju të dyja? E lumja unë për dashurinë tuaj.”

E më pas i është përgjigjur Luana:

“Për kokën time ke rrëshkit fare.”

Nuk e dimë sa seriozisht e kishin motrat bionde, por komentet kanë vendosur t’i fshijnë nga rrjeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here