Pas pesë viteve të lidhjes me vajzën 29 vjet më të re Roci Oliva, ish-futbollisti legjendar Diego Maradona ka vendosur për të ri-hyrë në martesë, sipas tabloidit spanjoll”As”.

Derisa në Rusi në Kupën e Botës, derdhi lotë për Argjentinën, tani ish futbollisti legjendar Diego Maradon (57) qau nga lumturia. Arsyeja ishte se e dashura e tij Rocio Oliva (28) pranoi të ishte gruaja e tij e ardhshme. Ai u fejua me të në festimin e ditëlindjes së saj, në prani të 45 të ftuarve, të cilët qanin nga lumturia dhe edhe vet Maradona derdhi lotë ëzimi për faktin se do të martohej sërish pas 15 vjetësh.

Dasma duhet të mbahet në Argjentinë, pas së cilës çifti i sapomartuar do të shkojë në Bjellorusi ku do të jetojnë në një vilë me një vlerë prej 20 milionë dollarësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here