Maloku: Po fillon etapa e vetëpastrimit të politikës së matrapazëve dhe injorantëve, andej e këndej kufirit

0

Për sociologun Fadil Maloku, skenës politike gjithëshqiptare, siç ka thënë ai, sikur ajri tani është duke i munguar një ide dhe vizion i ri qytetarie.

“Në Kosovë matrapazët e ‘paqes’ dhe të ‘luftës’, më s’do mund t’i diktonin as ‘shpejtësitë’, e as kahet e emancipimit tonë: POLITIK (se: dështuan me koncesione ndajë Serbisë!), EKONOMIK (se: na gjunjëzuan me varfëri!), SOCIAL (se: na mbajtën në burg kolektiv!), USHTARAK (se: na e vonuan skajshmërisht ushtrinë!) e KULTUROR (se: na e i bënë mish mash vlerat dhe traditën!)”, ka thënë ai.

Ai është marrë edhe me Shqipërinë.

“Kurse, në Shqipëri narkofobët dhe oligarkët socialistë (shih ti absurdin; si ideologji na e shesin barazinë sociale; kurse, si filozofi pabarazinë sociale!?) Sot dhe nesër, ngadalë por, sigurt po fillon etapa e vetëpastrimit të politikës së matrapazëve dhe injorantëve. DILEMË,e vetme mbetet: shkallarja e gatishmërisë qytetare, andej e këndej kufirit (artificial)”, ka thënë ai në një postim në profilin e tij në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here