Malmo, “arrë e fortë” për Dritën

0

Drita nuk ka arritur të bëj asgjë në ndeshjen kundër kampionit të Suedisë Malmo pasi që ka humbur më rezultat 3-0 sonte në Adem Jashari në Mitrovicë

Drita ka dalur kokëulur nga Adem Jashari pasi që është mposhtur 3-0 kundër Malmos.

Drita pavarësisht se e kishte posedimin, Malmo luajti mençur dhe shfrytëzoi të gjitha mundësitë që i pati për të shënuar tre gola.

Në pjesën e parë, Malmo shënon 2 gola.

I pari shënohet në minutën e 13’të nga Carlosa Strandberg, kurse golin e dytë e shënoi Traustason në minutën e 39’të.

Në pjesën e dytë Drita sulmoi vazhdimisht, por pa rezultat.

…dhe kur po shkonte ndeshja drejt përfundimit Malmo, në minutën e 81’të Malmo shënon golin e tretë.

Ishte kapiteni i skuadrës suedeze Markus Rosenberg që shënoi golin e tretë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Suedi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here