Malishevë: Anëtarët e KK-së nga PDK-ja bojkotuan seancën e legjislativit, ja arsyeja

0

Grupi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Malishevës, nga radhët e PDK-së ka bojkotuar sot seancën e radhës të legjislativit komunal.

Arsyeja e bojkotimit sipas një njoftimi publik është mospërgjigja e pushtetit komunal të drejtuar nga Nisma, në disa kërkesa të grupit të PDK-së.

Më poshtë mund ta lexoni të  plotë njoftimin e PDK-së:

“REPUBLIKA E KOSOVËS
KUVENDI I KOMUNËS NË MALISHEVË
Për: Kryetarit të Komunës z. Ragi Begaj

Cc:Kryesuesit të Kuvendit z. Rrahim Morina​

Nga: Grupi i Asambleistëve të Partisë Demokratike të Kosovës -Malishevë

Lënda: Bojkotimi i seancës së VIII të rregullt të K.K.Malishevë

I/E nderuar,

Duke u bazuar në nenin 39 të Ligjit për Vetëqeverisjen lokale nr.03/L-040 mbi të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të kuvendit komunal si dhe në ligjet dhe aktet nënligjore që sigurojnë qasje në dokumentet zyrtare, si anëtarë të K.K. Malishevë (Grupi i Këshilltarëve të PDK-së)

Pas shumë kërkesave të drejtuara në zyrën e Kryetarit të Komunës z. Ragip Begaj si dhe në ekzekutiv të Komunës nga grupi ynë i këshilltarëve Komunalë për qasje në dokumetat zyrtare, ne asnjëherë nuk morëm përgjigje nga zyrtarët përgjegjës.

Në vazhdim po i listojmë kërkesat tona që asnjeherë nuk morën përgjigje:

1. Kërkesa rreth të punësuarve me kontratë mbi vepër (Raport nga kryetari)
2. Kërkesë drejtuar inspektoratit për shkollën fillore ,,Ibrahim Mazreku” për kushtet në higjeno-sanitare në këtë institucion shkollor.
3. Dy kërkesa të njëpasnjëshme drejtuar drejtorisë së Kulturës, për raportimin me specifika mbi mbarëvajtjen, realizimin si dhe shpenzimet e bëra me rastin e ditës së ÇLIRIMIT DHE DËSHMORËVE TË MALISHEVËS(16 QERSHORIT).
4. Tri kërkesa të drejtura drejtorisë së Bujqësisë nga Komiteti i Bujqësisë,a).lista me emrat e përfituesve me motokultivatorë.(2 herë e përsëritur)b(Marrja pjesë e një anëtari të komitetit për Bujqësi,në ndarjen e subvencioneve për fermerë.
5. Komiteti për arsim , kërkesë drejtuar Drejtorisë së Kulturës që të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit rreth subvencionimit të OJQ-ve.
6. Ofendimi dhe injorimi nga zyra e informimit të K.K.Malishevë e cila udhëhiqet nga qeveria Begaj, që i bëri asamblistit tonë z. Nebih Bibaj rreth një postimi qe tregoj realitetin në rrugët, si dhe gjendjen e mjerueshme të kanalizimeve në fshatit Lladroc
Këto janë arsyet që ne sot si grup i Asambleistëvë të PDK-së duke shprehur pakënaqësinë tonë , kemi bojkotuar Seancën e rregullt (VIII) të K.K. Malishevë . Ne shpresojmë që shumë shpejt do të marrim përgjigjen në kërkesat tona, në të kundërtën ne do të jemi edhe më këmbëngulës deri në realizimin e tyre.

Me respekt, nga grupi i këshilltarëve të PDK-së Malishevë

Alban Mazreku________________ Malishevë, 12 korrik 2018″

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here