Luan Haradinaj, me mesazh në përvjetorin e rënies së babait-hero, Shkëlzen Haradinajt

0

Sot është shënuar 19 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj, dhe tre dëshmorëve tjerë.

Në një Akademi përkujtimore ndër të tjerë një fjalë rasti ka mbajtur edhe Luan Haradinaj, djali i vetëm i heroit Shkëlzen Haradinaj.

Luani, i cili mban emrin e xhaxhait të tij dëshmor, tha se shembulli i dëshmorëve do të jetë udhërrëfyes për të ardhmen e shtetit.

“Shembulli i dëshmorëve të kombit do të jetë gjithnjë  udhërrëfyes për ne, në ndërtimin e një shtetit të fortë ashtu siç e deshën dhe e ëndërruan ata”, tha Luan Haradinaj.

Folësit në këtë akademi lartësuan veprën e Shkëlzenit dhe dëshmorëve tjerë të rënë para 19 viteve.

Në këtë akademi janë përkujtuar edhe dëshmorët Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj,  Luan Nimanaj dhe Enver Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here