Një gjykatë në Londër ia ka ndaluar portierit të Tottenhamit, Hugo Llorisit, ta ngasë automjetin për 20 muaj, si dhe e ka gjobitur me 56 mijë euro, pasi e ka pranuar fajin për ngasje nën ndikimin e alkoolit.

Përfaqësuesi Francës u paraqit në gjykatën Magistrates në Westminster të mërkurën, pasi ishte ndaluar nga policia më 24 gusht duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, transmeton Express.

Në gjykatë u tha se trupi i 31-vjeçarit përmbante dy herë më shumë alkool se që lejohet me ligj në Angli dhe Uells.

Lorris ishte ndalur nga një makinë civile e policisë teksa po voziste makinën e tij Porsche Panamera në orët e hershme të mëngjesit më 24 gusht. Sipas prokurorit, ai kishte kaluar edhe nëpër dritën e kuqe të semaforit para se të ndalohej.

Në makinën e tij u gjeten gjurmë se ai kishte vjellë. Lloris kishte vozitur 24kmh në një zonë ku duhej të voziste mbi 50kmh, si dhe e kishte drejtuar makinën kah makinat e parkuara në vend se të voziste drejt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here