Lennox Lewis kërkon rimeç me Mike Tyson, por jo pa 100 milionë dollarë

0

Ish kampioni i botës së peshave të rënda, Lennox Lewis, është shprehur i gatshëm për një rimeç me Mike Tyson, por vetëm për shumën e 100 milionë dollarëve.

Lewis kishte nokautuar Tyson në raundin e 8-të, në meçin e famshëm për titull të botës më 8 qershor 2002 dhe më pas kishte mbrojtur titullin ndaj legjendës, Vitali Klitschko, para se të pensionohej në vitin 2003, transmeton Insporti.com.

Boksieri britanik i njohur menofkën “Luani”, për “Joe Rogan Podcast” ka thënë se është i hapur për një rimeç me Tyson, por vetëm për një shumë të majme parash.

“Ju e dini këtë, unë iu kam thënë miqve se jam i gatshëm por vetëm për shumën e 100 milionë dollarëve. Pra, nëse je serioz, atëherë më trego kontratën”, deklaroi Lewis.

Lewis po ashtu ka pranuar se Tyson ishte “në perëndim të karrierës” kur ishin përballur para 17 viteve, si dhe ka pranuar se Tyson e kishte të vështirë të përgatitej për meçin për shkak të arrestimit të tij, ndërsa për të ishte më lehtë të zhvillonte kampin stërvitor.

Kujtojmë  se Tyson ishte pensionuar në moshën 37 vjeçare, pas dy humbjeve rradhazi ndaj Danny Williams dhe Kevin McBride.

Boksieri amerikan, Tyson, ende nuk ka bërë ndonjë koment rreth deklartës së Lewis. Lewis ka tani 54 vjet, ndërkaq Tyson 53 dhe një meç i tyre eventual do të përbënte një ekzibicion të veçantë.

/Insporti.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here