Legjenda e Hollivudit bëhet “tapë” në Londër, nuk e mbajnë këmbët

0

Burri i hekurt dhe i pamposhtur i “Die Hard” e ka humbur ekuilibrin.

Mbështetur te dy prej truprojave të tij, aktori me famë botërore, Bruce Willis u shfaq në gjendje të dehur në daljen nga një klub në Londër, ku gjendej për “Javën e Modës” në kryeqytetin britanik.

Aktori, pavarësisht se dukej elegant me një këmishë blu të lehtë, dukej i paqëndrueshëm pasi iu morën këmbët dhe u shoqërua deri te makina nga bodigardët.

Aty sapo hyri brenda ra menjëherë në gjumë. Legjenda e Hollivudit këtë herë po që e teproi vërtetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here