Los Angeles Lakers mori fitoren e dytë radhazi në NBA, ndërsa ashtu si para pak ditësh ,edhe këtë herë shënoi plot 114 pikë, për të mposhtur Portland Blazers në “Moda Center”, me rezultatin 110-114.

Dy fraksionet e para ishin shumë të balancuara, me Blazers që kishin vetëm një pikë diferencë, por gjithçka ndryshoi në pjesën e tretë, ku LeBron James “mori skuadrës për dore” dhe e udhëhoqi drejt një fitoreje të thellë 32-16.

Megjithatë sfida u komplikua sërish në fraksionin e fundit, me Portland që nuk kishte ndërmend të dorëzohej dhe zhvilloi nëj 10-minutësh fantastik, duke fituar 37-26, por këto shifra nuk mjaftuan për të përmbysur rezultatin.

Dy lojtarët vendas, McCollum dhe Lillard ishin më të mirët e takimit, me nga 30 pikë secili, ndërsa ylli i Lakers, LeBron James u ndal në kuotën e 28 pikëve, 7 asisteve dhe 5 rikuperimeve.

Sfida më interesante dhe emocionuese e mbrëmjes ishte ajo e zhvilluar në Indianapolis, mes të Indiana Pacers dhe Boston Celtics, takim që u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin e ngushtë 102-101.

Në “Bankers Life Fieldhouse”, fraksioni i parë u fitua nga miqtë me 10 pikë diferencë, por po me kaq pikë diferencë, Pacers fituan pjesën e dytë të takimit, ndërsa në të tretën, gjithçka u nda në barazim.

Me rezultatin 82-82 nisi edhe fraksioni i fundit i ndeshjes, i cili ishte vërtetë spektakolar dhe i luftuar nga të dy skuadrat, por që në fund u fitua nga Indiana Pacers me rezultatin 30-29, që morën edhe gjithë takimin me rezultatin 102-101.

Houston Rockets, e udhëhequr nga Jamie Harden, mori një tjetër fitore, pasi mposhti në transfertë skuadrën e Chicago Bulls, Atlanta mposhti Miamin me rezultatin 123-118, falë një ndeshjeje mjaft të mirë të Young./SS/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here