LDK e LVV kundër projekt-buxhetit për vitin 2019

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë kundër projekt buxhetit për vitin 2019’të.

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se investimet nëpër sektorë nuk janë të arsyeshëm dhe se nuk përbëjnë zgjidhje për problemet aktuale.

Ai ka pasur kritika edhe në buxhetin e ndarë për skemat sociale, për të cilin ka thënë se investimi në këtë sektor ka tejkaluar të gjitha parashikimet.

Po ashtu, Abdixhiku ka përmendur edhe ndarjen e buxhetit për pensionet e veteranëve të UÇK-së, duke përmendur edhe skandalet me keqpërdorimet e listave.

Ai ka kritikuar Qeverinë edhe për faktin që në këtë projekt nuk përfshihet rritje e buxhetit në plan 3 vjeçar për Ushtrinë e Kosovës.

Si i tillë, është shprehur Abdixhiku, Lidhja Demokratike nuk e përkrah buxhetin për vitin 2019.

Edhe Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e sotme të Kuvendit ku është duke u diskutuar Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 ka thënë se ky buxhet nuk i kontribuon zhvillimit ekonomik.

“Në Kosovë janë ndërruar qeveritë por nuk ka ndryshuar orientimi qeveritar, buxheti është buxhet i shpenzimit qeveritar dhe jo i zhvillimit socio-ekonomik, është buxheti i shpenzimit ekonomik e që do ta gërryej edhe fondin e privatizimit. Numrat e buxhetit janë problematik sepse korniza makroekonomike dhe makro fiskale është e gabueshme”, tha Kurti.

Tutje Kurti kritikoi këtë kryeministrin Haradinaj për mosrritje të buxhetit për ushtrinë duke thënë që ai asnjëherë nuk ka marrë para vetës përgjegjësitë që i takojnë.

“Kjo qeveri e ka bëtë shtetin gjobitës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe shërbëtorë ndaj oligarkëve. Në qeverisje dashuria e përkushtimi maten në buxhet por kjo nuk ndodhë tek qeveria aktuale, kryeministri nuk merret me dialog, as me financa kurse tani thotë që merret më ushtrinë por për këtë nuk e ka rritur buxhetin”, tha Kurti duke theksuar se VV-ja nuk do ta mbështes buxhetin për vitin 2019-të.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here