Ky ishte plani i Titos për të sulmuar Shqipërinë më 1949

0

Jugosllavia ka pasur plan për të sulmuar Shqipërinë rreth viteve 1949-1953. Këtë gjë e ka deklaruar CIA, në disa dokumente të deklasifikuara së fundmi. Në to theksohet se Tito kishte bërë plan të sulmonte Shqipërinë dhe këtë po e bënte përmes spiunëve. Aty tregohet e si ai nis të bashkëpunonte me Koçi Xoxen dhe ky i fundit kishte rolin kryesor. Mirëpo në dokument deklarohet se Enver Hoxha e zbuloi planin dhe arrestoi e pushkatoi Xoxen dhe bashkëpunëtorët e tij.

Aktiviteti antikomunist në Shqipëri

Mars 1949

Më 3 dhjetor 1948, policia shqiptare shtypi dy tentativa për revoltë në Gjirokastër e Fier. Dy tentativat revolucionare u kryen nga mbështetës të Koçi Xoxe, i cili tetorin e shkuar raportohet të ishte shkarkuar si ministër i Brendshëm, pasi u bë palë me marshall Titon në debatin e këtij të fundit me vendet komuniste të Kominform. Revolta planifikohet t’i jepte një pretekst forcave të armatosura të Titos për pushtimin e Shqipërisë. Gjatë shtypjes së revoltës, policia arrestoi një numër të madh por gjithsesi të paspecifikuar njerëzish, duke përfshirë dhe tre zyrtarë të lartë të shtetit, mundësisht ministra të qeverisë. Këta të fundit u akuzuan për pjesëmarrje në komplot dhe për kontakte me ministrinë e brendshme të Jugosllavisë, me anë të minoritetit shqiptar në Kosovë. Tentativa e revolucionit ishte një simptomë e qartë e përçarjeve të brendshme që aktualisht ekzistojnë brenda partisë komuniste të Shqipërisë. Më i rëndësishmi prej tyre besohet të jetë anësimi zyrtar i Shqipërisë me vendet satelite sovjetike të Kominform, në debatin me Jugosllavinë, dhe lufta me fraksionet pro-Tito. Njihen disa grupe disidente brenda partisë por informacionet për to janë të pakta. Por raportohet se ekzistojnë grupe si “Zjarri”, me qendër në Tiranë dhe i përbërë nga të moderuar, të cilët megjithëse janë komunistë kundërshtojnë dhunën dhe territorin e regjimeve të deritanishme. Raportohet një grupin e quajtur “Të Rinjtë”, si një organizatë e vogël rinore komuniste, që nuk besohet të jetë me shumë rëndësi. “Grupi Puna”, është një organizatë komuniste punëtorësh, dhe gjithashtu lëvizje disidente e majtë që nuk beson se regjimi aktual është i sinqertë në realizimin e objektivave të vërteta të komunizmit. Grupe të tjera më të vogla raportohen antikomunistët e Shkodrës, antikomunistët e ushtrisë, antikomunistët e Vlorës dhe jugosllavët pro-Tito.

Maj 1949

Raportime të konfirmuara kanë ardhur për përplasje serioze mes njësive kufitare shqiptare dhe jugosllave në zonën Dibër-Peshkopi, të cilat kanë qenë më të ashpra mes datave 25-30 janar 1949. Në zonë janë dërguar me urgjencë përforcime nga Tirana dhe Durrësi. Marshall Tito raportohet se ka organizuar me nxitim krijimin e njësive shqiptare në zonën e Kosovës për pushtimin dhe marrjen e kontrollit të Shqipërisë, duke përmbysur regjimin Hoxha. Për këtë qëllim ai ka liruar nga burgu shumë nacionalistë shqiptarë, të cilat kanë influencë personale me banorët e veriut të Shqipërisë. Mes të përmendurve janë vëllai i ish-oficerit Muharrem Bajraktarit dhe Celozi, të cilët do të drejtojnë njësitë e Kosovës. Në Prishtinë po publikohet një gazetë e veçantë propagande në gjuhën shqipe. Ajo funksionon dhe si organ i shqiptarëve të Jugosllavisë dhe i qeverisë së Titos. Propaganda e saj sistematike përgatit popullin shqiptar për përmbysjen e regjimit Hoxha. Disa shqiptarë të përfshirë në organizmin e forcave të armatosura kundër regjimit të Hoxhës, u infiltruan kohët e fundit në Shqipëri nga Jugosllavia. Deri atëherë rreth 100 shqiptarë në Kosovë ishin organizuar dhe ishin të gatshëm për pushtimin e Shqipërisë, sapo të niste revolucioni i brendshëm i drejtuar nga Koçi Xoxe. Xoxe ishte i përfshirë në lëvizje dhe bashkëpunon fshehtësish me Titon. Por aktiviteti sekret i Xoxes dhe bashkëpunëtorëve të tij u zbulua dhe Hoxha dhe i arrestoi e i burgosi. Propaganda shqiptare tashmë sillet vetëm rreth kësaj çështjeje të rrezikshme, duke shpërndarë lajme kundër Jugosllavisë dhe Titos, të cilin e akuzon si nxitës të lëvizjes së Koçi Xoxes. Propaganda thotë se lëvizja u asgjësua që në fazat e organizimit. Tito akuzohet për tentativë pushtimi të Shqipërisë, për organizmin e incidenteve kufitare dhe për pengmarrje të qytetarëve shqiptarë në kufi. Për të thuhet se ka organizuar një grup spiunazhi në Shqipëri, selia kryesore e të cilit ishte në legatën jugosllave në Tiranë. Kohët e fundit shumë mbështetës të Koçi Xoxe u arratisën në Jugosllavi për t’i shpëtuar arrestimit nga qeveria shqiptare dhe për të vazhduar aktivitetin e tyre kundër regjimit Hoxha. Gjithashtu shumë oficerë të njësive të sigurisë pranë kufirit jugosllav kanë dezertuar drejt Jugosllavisë. Më 15 janar 1949 një anije jugosllave mori në bord rreth 50 mbështetës shqiptarë të Koçi Xoxe në bregun e Shëngjinit. Guerrilasit grekë në Gramoz po furnizohen ende me materiale dhe municion nga baza ushtarake e Bezhanit. Ka nisur puna më 15 janar 1949, për krijimin e spitali guerrilas në fshatin Vithkuq për trajtimin e të plagosurve në Follorina, pasi spitalet e Korçës e Voskopojës janë të mbushur. Aty do të çohet treqind guerrilas të plagosur nga Korça. Kohët e fundit është vërejtur trafik mjetesh nga Korça drejt Bilishtit dhe Kristalopigit. Raportohet se një batalion shqiptar është zhvendosur nga Barma drejt Frashërit për të luftuar guerrilasit nacionalistë shqiptarë. Por batalioni nuk bëri kontakt me ta prej dëborës dhe dy kompanitë u kthyen në Barma më 18 shkurt.

Organizatat e refugjatëve shqiptarë në Jugosllavi

29 maj 1953

Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri në 1945, shumë shqiptarë u arratisën në shtetet fqinje si Jugosllavia, Greqia e Italia. Rreth 6000 shqiptarë u larguan drejt Jugosllavisë, ndërsa raportime të konfirmuara e ngrenë shifrën deri në 8000. Në maj 1951 me sponsorizimin e qeverisë së Jugosllavisë u krijua në Prizren, Komiteti i refugjatëve Shqiptarë i cili kishte si qëllim përpjekjet e vazhdueshme për krijimin e një mase dinamike antikomuniste shqiptarësh në Jugosllavi për tërheqjen e refugjatëve të tjerë me anë të promovimit të vlerave dhe përmirësimit të mirëqenies së tyre. Grupet do të mbanin armë dhe do të kryenin stërvitje, të cilat në momentin e duhur do të përdoreshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunistët. Ajo do të krijonte lidhje me grupe inteligjence pro-jugosllave në Shqipëri, të cilat do të ndihmonin penetrimin e elementeve titoistë brenda Partisë Komuniste Shqiptare, me qëllim final përmbysjen e regjimit aktual. Lidhja e shqiptarëve të Prizrenit drejtohet nga një presidium me 21 persona, që kanë besimin e plotë të Titos. Ajo ka personelin e nevojshëm për ndërlidhje me qendrat e inteligjencës së UDB, përgjatë kufirit jugosllav me Shqipërinë, në pika si Prizreni, Titogradi, Gucia, Struga, Ohri, Ulqini, Plab, Dibër Gjakovë. Rreth 4000 nga refugjatët do të armatosen dhe do të ndahen sipas gjashtë zonave kufitare në bazë të zonave korrespondente të aktivitetit në Shqipëri. Në ministrinë e Brendshme të Jugosllavisë, ka në drejtori të veçantë për aktivitetet kundër regjimit komunist në Shqipëri. Në degë e rëndësishme e kësaj drejtorie gjendet në Prishtinë, e cila zotëron dhe një shtypshkronjë në gjuhën shqipe, për publikimet e broshurave të propagandës. Me anë të diplomatëve dhe agjentëve të saj Jugosllavia përhap rregullisht propagandë mes refugjatëve shqiptarë, për t’i bindur të rekrutohen në Komitetin e Prizrenit. Refugjatët shqiptarë në Jugosllavi marrin një asistencë prej 4000 dinarë në muaj dhe gjithashtu u jepen toka të vogla për t’i punuar e kultivuar. Drejtoria në fjalë ka caktuar shkolla, librari dhe qendra dëfrimi për shqiptarët refugjatë, dhe jep disa bursa studimi në universitete e Jugosllavisë. Shqiptarët në Jugosllavi që rekrutohen nga qendrat e inteligjencës përdoren për misione brenda Shqipërisë, me rrogë prej 13 000 dinarë në muaj. Operacionet brenda Shqipërisë kanë qëllime propagande dhe inteligjence.

Roli i Dushan Mugoshës

Kreu i aktiviteteve shqiptare në Jugosllavi është Dushan Mugosha, i cili gjatë kohës së pushtimit ka qenë organizator në Ballin Kombëtar të Shqipërisë, dhe gjithashtu oficer ndërlidhës mes Titos e Hoxhës. Nuk ka prova për sukses të operacioneve jugosllave në depërtimin brenda Partisë Komuniste të Shqipërisë. Kjo ndodh sepse ata që i bashkohen lëvizjes titiste zakonisht e fshehin ideologjinë e tyre për arsye sigurie, dhe presin kohën e duhur për të vepruar. Por politikat jugosllave kanë pasur njëfarë suksesi po të marrim parasysh titizmin e ish-zëvendës-presidentit Koçi Xoxe, i cili u spastrua bashkë me mbështetësit e tij nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu në verën e 1948. Përpjekje të tilla nga ana e Titos mund të fitojnë terren pasi të dyja palët kanë ide të ngjashme komuniste, dhe sepse aktualisht Shqipëria e ndjen veten të izoluar nga pjesa tjetër e vendeve të tjera prapa Perdes së Hekurt. Politika aktuale e Jugosllavisë për Shqipërinë është çlirimi i saj dhe bashkimi me administratat e Kosovës e Metohijes, dhe kthimi i Shqipërisë në republikën e 7-të të Federatës Jugosllave. Me këtë politikë Jugosllavia kërkon të fitojë besimin e shqiptarëve që kundërshtojnë regjimin aktual, dhe pretendimet e Greqisë apo Italisë. Nuk duket se ka veprime konkrete nga Jugosllavia për përmbysjen e regjimit të Hoxhës, ndoshta ngaqë i trembet reagimeve nga blloku komunist lindor. Pro ajo besohet se po bën përgatitjet e mundshme për veprimet e nevojshme nëse vjen momenti i duhur. Shifra 4000 është ndoshta me e afërta që përfaqëson numrin e refugjatëve shqiptarë në Jugosllavi, por nuk besohet se shumë prej tyre janë të armatosur. Raportime të konfirmuara kanë ardhur për përplasje serioze mes njësive kufitare shqiptare dhe jugosllave në zonën Dibër-Peshkopi, të cilat kanë qenë më të ashpra mes datave 25-30 janar 1949. Në zonë janë dërguar me urgjencë përforcime nga Tirana dhe Durrësi. Marshall Tito raportohet se ka organizuar me nxitim krijimin e njësive shqiptare në zonën e Kosovës për pushtimin dhe marrjen e kontrollit të Shqipërisë, duke përmbysur regjimin Hoxha. Për këtë qëllim ai ka liruar nga burgu shumë nacionalistë shqiptarë, të cilat kanë influencë personale me banorët e veriut të Shqipërisë. Mes të përmendurve janë vëllai i ish-oficerit Muharrem Bajraktarit dhe Celozi, të cilët do të drejtojnë njësitë e Kosovës. Në Prishtinë po publikohet një gazetë e veçantë propagande në gjuhën shqipe. Ajo funksionon dhe si organ i shqiptarëve të Jugosllavisë dhe i qeverisë së Titos. Propaganda e saj sistematike përgatit popullin shqiptar për përmbysjen e regjimit Hoxha. Disa shqiptarë të përfshirë në organizmin e forcave të armatosura kundër regjimit të Hoxhës, u infiltruan kohët e fundit në Shqipëri nga Jugosllavia. Deri atëherë rreth 100 shqiptarë në Kosovë ishin organizuar dhe ishin të gatshëm për pushtimin e Shqipërisë, sapo të niste revolucioni i brendshëm i drejtuar nga Koçi Xoxe. Xoxe ishte i përfshirë në lëvizje dhe bashkëpunon fshehtësish me Titon. Por aktiviteti sekret i Xoxes dhe bashkëpunëtorëve të tij u zbulua dhe Hoxha i arrestoi e i burgosi. Propaganda shqiptare tashmë sillet vetëm rreth kësaj çështjeje të rrezikshme, duke shpërndarë lajme kundër Jugosllavisë dhe Titos, të cilin e akuzon si nxitës të lëvizjes së Koçi Xoxes. Propaganda thotë se lëvizja u asgjësua që në fazat e organizimit. Tito akuzohet për tentativë pushtimi të Shqipërisë, për organizmin e incidenteve kufitare dhe për pengmarrje të qytetarëve shqiptarë në kufi. Për të thuhet se ka organizuar një grup spiunazhi në Shqipëri, selia kryesore e të cilit ishte në legatën jugosllave në Tiranë.

Trajnimet në Gjermani

Grupet e vlerësimit të CIA kanë analizuar më shumë se 200 individë në Kompaninë e Gardës në Gjermani dhe kanë zgjedhur 66 prej tyre si më të kualifikuar për operacione. Strukturat ekzistuese për trajnimin e agjentëve në Gjermani janë tashmë, pas kompletimit të trajnimit për agjentët bullgarë, të gatshme për stërvitjen e agjentëve shqiptarë. Trajnimi i operatorëve radio do të bëhet në kohë për të furnizuar operacionet e fundit të verës. Kontraktorët tanë kanë marrë një tjetër qendër stërvitjeje në Gjermani, përveç asaj në Hambuechen dhe është më efektive sesa qendra jonë e parë atje. Kampi i refugjatëve shqiptarë në Lavrion në Greqi është analizuar nga Partia e Legalitetit dhe është hartuar një listë prej 117 shqiptarësh që mund të shërbejnë si agjentë, të cilët aktualisht po u zbardhen të dhënat nga grupet e sigurisë. Një broshurë në lidhje me episodin e bombës është hartuar në Londër prej 8 prillit, por nuk është lëshuar mbi Shqipëri për arsye të masës së ndalimit të vendosur nga Departamenti i Shtetit. Por gjithsesi misioni i furnizimit u lejua të lëshonte 50.000 kopje të kësaj broshure në disa lokalitete si instrument mashtrimi. 500.000 kopje të broshurës që njofton nisjen e transmetimeve klandestine radio kanë mbërritur në Athinë, duke u bërë në total 1.500.000 broshura që do të shpërndahen me heqjen masës së ndalimit në 3 qershor 1951.

Personeli shëndetësor në Shqipëri

Ministria e shëndetësisë ka pesë apo gjashtë doktorë me shërbim në spitale apo sanatoriume të ndryshme në të gjithë vendin.  Spitali civil i përgjithshëm në Tiranë ka rreth dymbëdhjetë doktorë ( disa të përgjithshëm disa specialistë) dhe rreth nëntë doktorë sovjetikë.

Spitali shtetëror i Durrësit ka 5 doktorë, spitali i Shkodrës ka 6 doktorë, i Vlorës ka 6 doktorë, i Gjirokastrës ka 5 doktorë, i Korçës ka 6 doktorë, i Elbasanit ka 5 doktorë, i Kukësit 2 doktorë dhe i Beratit ka 4 doktorë. Spitalet rurale janë në fakt infermieri me nga 10 deri në 20 shtretër. Numri total i tyre arrin në 20 dhe 7 prej tyre kanë nga 2 doktorë, ndërsa pjesa tjetër nga 1 doktor.Shqipëria ka dy sanatoriume tuberkulozi, një në Tiranë dhe një në Korçë. Dispenceritë e bashkive: Dispenceria e Tiranës ka 5 doktorë, ndërsa dispenceritë e Korçës, Vlorës, Shkodrës, Gjirokastrës, Beratit e Durrësit shërbehen nga doktorët e spitaleve lokale. Spitali i maternitetit të Tiranës ka tre doktorë. Spitali i përgjithshëm ushtarak i Tiranës ka 12 doktorë ndërsa spitali ushtarak i Gjirokastrës ka tre doktorë, ndërsa rreth 30 doktorë të tjerë janë në shërbim me njësi të ndryshme ushtarake, por që nuk plotësojnë nevojat dhe funksionet e tyre. Nuk ka shumë për të raportuar sa i përket projekteve të kërkimit shkencor në Shqipëri. Aktivitetet e parandalimit të sëmundjeve janë kryesisht të përqendruara në luftën kundër malaries, tuberkulozit, sifiliz, si dhe në vaksinimin ndaj sëmundjeve si tifo, difteria, lia dhe kolera. Nga pikëpamja terapeutike, ka mungesë theksuar të mjekimeve. Në vitin 1949 u krijua në Tiranë një ambjent laboratorik për prodhimin e mjekimeve parësore, që gjithsesi rezultoi nën standardet e nevojave. Sipas informatorëve mjekët shqiptarë nuk pritet të kontribuojnë në mjekësinë botërore tani ose në të ardhmen, jo për faktin e mungesës së aftësive të tyre personale por për mungesën e përgatitjes apo të mjeteve të studimit dhe eksperimentimit./Shekulli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here