Kush mund të jetë selektori i ri i Kosovës në futboll? Ky është një emër i mundshëm

0

Albert Bunjaki nuk do të jetë më në krye të skuadrës kosovare, që mbylli eliminatoret e Botërorit në vend të fundit me 1 pikë.

Tani Federata e Kosovës është në kërkim të një trajneri dhe janë 50 kandidatë, të paktën kështu flitet, a thua se janë në garë për të drejtuar një nga ekipet më të suksesshme dhe me emër. Janë lakuar edhe emra të mëdhenj të trajnimit, si Sreçko Katanec dhe Fatih Terim.

Nga burime informacioni, mësohet se paga e vënë në dispozicion për trajnerin e ardhshëm të Kosovës është maksimumi 30 mijë euro në muaj, ose 360 mijë euro në vit.

Fatih Terim ka drejtuar ekipe si Fiorentina, Milan, Gallatasaraj dhe kombëtaren turke, ku nga viti në vit paga e tij ka ardhur në ngritje, duke përfituar deri në 1.5 mln euro pa bonuse (2 milionë në total).
A do të vinte Terim te Kosova me një pagë mujore 30 mijë euro?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here