Kryeministri Haradinaj ishte “në raport” tek presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Veseli

0

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli. Takimi i tyre ka ndodhur pasi kthimit të Haradinajt nga Londra. Haradinaj në një konferencë për media ku foli për Samitin në Londër, sqaroi se sot i ka raportuar edhe presidentit dhe kryeparlamentarit për Samitin e Londrës pasi që siç ka thënë ai kjo ka qenë ngjarje e madhe. “Ne duhet te jemi shumë të koordinuar, ne duhet të mbërrijmë në një shkallë të lartë të koordinimit të brendshëm dhe po ashtu të jashtëm”, tha Haradinaj duke mos dhënë detaje më shumë rreth takimit me Thaçin dhe Veselin./21Media

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here